Peja | Foto: KALLXO.com

Arrestohet pasi u zbulua se po mbante me dhunë një grua në shtëpi

Një person është arrestuar nga policia për trafikim me njerëz.

Sipas raportit policor, gjatë një pune hetimore është identifikuar dhe është arrestuar një person i dyshuar, pasi që i njëjti duke përdorur dhunë kishte mbajtur të mbyllur në një dhomë në shtëpinë e tij një grua shtetase të Çekisë e cila ishte e raportuar person i humbur nga autoritetet çeke.

Në posedim të personit të dyshuar janë gjetur dhe konfiskuar, një armë gjuetie një pistoletë dhe një pushkë ajrore.

I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.