Pamje nga Vushtrria

Arrestohet një person në Vushtrri pasi sulmoi anëtarët e familjes

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Vushtrri, pasi që pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht anëtarët e familjes.

Nuk është raportuar për të lënduar, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Ngjarja ka ndodhur të hënen rreth orës 23:20 në Vushtrri.