Foto: Ilustrim

Arrestohet Mitrovicasi i përfshirë në vjedhje

Një person është arrestuar nga hetuesit policor në Mitrovicë, nën dyshimin për përfshirje në tri vepra të ndryshme penale.

I dyshuari SH.B., 32 vjeçar, është arrestuar nën dyshimin për veprat penale ‘vjedhje e rëndë’ dhe ‘dëmtim i pasurisë’ që ishin raportuar javë më parë brenda zonës së përgjegjësisë në Mitrovicë.

Ndërsa pas procedurave të nevojshme intervistuese, nga ana e prokurorit të rastit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.