Arrestohet Deputeti Pal Lekaj

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga AAK, Pal Lekaj, është arrestuar para pak çastesh nga Policia e Kosovës.

Ai është arrestuar sapo ka dalë nga ndërtesa e Kuvendit.

Lekaj dyshohet se hodhi gaz lotsjellës në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës e cila u ndërpre ende pa filluar.