Gjykata e Apelit - Foto: KALLXO.com

Apeli Ka Zgjidhur 130 Raste të Korrupsionit Zyrtar

Gjykata e Apelit ka njoftuar përmes një komunikate se gjatë viti 2016 ka pasur në punë 174 lëndë kundër korrupsionit zyrtar.

Prej tyre 17 kanë qenë të trashëguara nga vitet paraprake ndërsa 157 kanë ardhur gjatë viti 2016.

Më se shumti lëndë, plot 100, janë klasifikuar si vepër penale  – keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar,  27 përvetësim në detyrë, 3 mashtrim në detyrë, 21 marrje e ryshfetit, 2 dhënie e ryshfetit, 10 ushtrim ndikimi, 2 nxjerrje e kundërligjshme e vendimeve gjyqësore, 4 zbulim i fshehtësisë zyrtare, po kaq edhe falsifikim i dokumentit zyrtar, ndërsa vetëm 1 arkëtim dhe pagesë e kundërligjshme.

Nga krejt këto Departamenti i Krimeve të Rënda i kësaj Gjykate deri më 31 dhjetor të vitit të kaluar ka arritur t’i zgjidhë 130 raste.

Sipas komunikatës, Gjykata e Apelit vitin 2017 e ka filluar me 44 raste të pazgjidhura.