Prapa grilave - Ilustrim

Apeli i lë në paraburgim të dyshuarit për vrasjen e veteranit të UÇK-së në Skenderaj

Gjykata e Apelit përmes një komunikate për media ka njoftuar se ka vendosur që të vazhdojë t`i lë në paraburgim dy të dyshuarit për vrasjen e Ilir Zeqirit.

KALLXO.com raportoi më 8 prill 2019 se një person ishte gjetur i djegur në makinën e tij në fshatin Prekaz i Epërm.

Për personin që ishte gjetur i vdekur në veturën e tij të djegur në Prekaz të Epërm, KALLXO.com ka raportuar se pretendohet se ka qenë një ndër dëshmitarët kryesor në gjykimin për vrasjen e policit Valon Goxhuli.

Me datë 11 prill 2019, Policia i ka identifikuar dhe i ka arrestuar dy persona të dyshuar për vrasjen e Ilir Zeqirit.

Pas kërkesës për caktimin e masës së paraburgimit, Gjykata e Mitrovicës me aktvendimin e datës 13 prill 2019 kishte vendosur që tu caktoj paraburgim dy të dyshuarve për vrasjen në Skenderaj.

E me aktvendimin e ditës së sotme Gjykata e Apelit e ka vërtetuar vendimin e Gjykatës së shkallës së parë në atë mënyrë që ka vendosur që dy të dyshuarit të vazhdojnë të qëndrojnë në paraburgim.

“Gjykata e Apelit e Kosovës, i ka refuzuar si të pa bazuara, ankesat e avokatëve mbrojtës, kundër vendimit mbi caktimin e masës së paraburgimit prej një muaji, ndaj të pandehurve H.F. dhe K.I.”, thuhet në komunikatën për media të Gjykatës së Apelit.