Ilustrim
Halil Fejza edhe Korab Imeri të dyshuarit për vrasjen e Ilir Zeqirit në Skenderaj
Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së sotme ka arrestuar dy persona për vrasjen e cila ndodhi katër ditë më parë në Skenderaj.
Ilir Zeqiri u gjet i djegur në veturën e tij, ndërsa Prokuroria dyshimet e para i kishte se rasti është cilësuar vrasje.
KALLXO.com mëson se Halil Fejza 31 vjeçar dhe Korab Imeri 19 vjeçar janë dy të dyshuarit e arrestuar nga ana e policisë për vrasjen.
Ende nuk dihet se cili ka qenë roli i tyre në vrasje.
Gjithashtu burime të KALLXO.com brenda Prokurorisë kanë bërë të ditur se pritet që ndaj të dyshuarve prokurori i rastit të kërkojë masën e paraburgimit.
KALLXO.com raportoi më 8 prill se një person është gjetur i djegur në makinën e tij në afërsi të këtij fshati.
Prokurori i rastit Njiazi Rexha ka sqaruar se pistat e para të dyshimeve janë për vrasje pasi sipas tij afër makinës janë gjetur disa gëzhoja të armës.
“Dyshimet e para janë se është djegur pasi është goditur nga plumbat”, ka thënë prokurori Rexha.
https://kallxo.com/vrasja-e-ilir-zeqirit-ne-skenderaj-arrestohen-dy-te-dyshuar/
.