Ambasadori italian: Kosova ia ka borxh të rinjve luftën kundër korrupsionit

OSBE dhe Ambasada Italiane në Kosovë kanë organizuar trajnim të avancuar kundër korrupsionit për agjencitë e zbatimit të ligjit në Kosovë.

Me këtë rast, ambasadori i Italisë në Kosovë, Piero Sardi, tha se Italia është e përkushtuar ta ndihmojë Kosovën në luftën kundër korrupsionit.

Ai shtoi se Kosova ia ka borxh të rinjve të Kosovë luftimin për këtë dukuri.

“Italia e mbështetë luftën kundër korrupsionit bashkë më misionin e OSBE-së në Kosovë. Korruspioni nuk ndodh në vakum, ai është një mjedis nxitës dhe këtë e shkaktojnë kualfikimi i dobët dhe pagat e ulëta. Zhvillimi i Kosovës meriton që të ketë qëllime të mira, liberalizimin e vizave dhe antarësimin në NATO dhe korrupsioni çliron resurset ekonomike dhe e zhvillon vendin. Kosova ja ka borxh të rinjve luftën kundër korrupsionit”, tha Sardi.

Ndërsa, shefi i misionit të OSBE-së, Jan Braathu, tha se korruspioni është një akt tejet antipatriotik.

“Korrupsioni e shkatërron shtetin, i minon instuticionet e shtetit dhe është një akt tejet antipatriotik. Andaj ne jemi këtu që ti mbështesim instuticionet e Kosovës në luftën kundër saj, por lufta ndaj këtij fenomeni është fundamentale, të  huajt nuk mund ta bëjnë këtë por njerëzit në Kosovë. Kosova duhet të dëshmojë se e meriton praninmin në organizatat ndërkomëbëtare”, tha Braathu.

Ministri i Drejtësisë, Aberald Tahiri tha se ka punuar shumë që kjo dukuri të luftohet brenda instuticioneve të Kosovs, pasi sipas tij ka krijuar mjaftushëm mekanizma ligjor.

“Si ministër objektiv im ka qenë që ta luftojë korrupsionin, tash e 1 vit kam marrë masa që hyn direkt në fuqizimin e ligjit, fuqizimin e prokurorisë speciale që ka mandat direkt në luftën kundër korrupsionit.  Kemi bërë të mundur ndryshimin e bazës ligjore, rekrutimin e prokurorëve të ri, jemi duke punuar në vazhdimësi. Investimi më i madh ka qënë në rritjen e numrit të gjyqtarëve afër 300, por nuk duhet të ndalemi me kaq, instuticionet e Kosovës nuk duhet të dorëzohen para grupeve kriminale”, tha Tahiri.

Kurse, drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsionit, Shaip Havolli tha se trajnimet e tilla për agjencionet që kanë përgjegjësi për korrupsionin duhet të vazhdojnë edhe në të ardhmen.

Kryeprokuror i Provincës Italiane të Astit, Alberto Perduca, tha se korrupsioni duhet të ndalohet më masa vetëdijesuse.

“Perspektiva ime është repsreive për shkak të natyrës së punës dhe mendoj së sjellja e kryersve para drejtësisë dhe sigurimi i dënimit meritor”, tha Perduca.

Trajnimi tre-ditor do të mbahet nga ekspertë të lartë të luftimit të korrupsionit nga Italia dhe përfitues të këtij trajnimi janë zyrtarët e Policisë së Kosovës, Inspektorati Policor, Agjencia Kundër Korrupsionit, Njësia e Inteligjencës Financiare dhe institucionet gjyqësore.