Aksion Kundër Uzurpimit në Hotel “Victory”

Policia e Kosovës bashkë me AKP-në nisën sot një aksion në Hotel “Victory” për lirimin e pronës shoqërore.

Ky hotel është pronë shoqërore dhe për shumë vite është mbajtur nën kontroll nga afaristi Bedri Selmani.

“Hotel Victory” ishte në listën e objekteve të uzurpuara të publikuara nga AKP-ja

Në shkurt të këtij viti pas takimit të Bordit të ri të Agjencisë Kosovare të Privatizimit me kryetarin e Kuvendit Kadri Veselin, u bë e ditur se AKP-ja do të publikojë listat e uzurpatorëve.

http://kallxo.com/te-henen-akp-ja-publikon-uzurpatoret/

KALLXO.com ju sjell fotografi nga nërhyrja në “Victory”.

Aksioni në "Victory" | Foto: KALLXO.com
Aksioni në “Victory” | Foto: KALLXO.com

victory 1 victory3

Gazeta “Jeta në Kosovë” shkroi për biznesin e Selmanit në pronën e ish-ndërmarrjes Shoqërore “Auto-Prishtina”.

Kontrollon Hotelin “Victory” Përkundër Vendimeve të Gjykatave

Shteti “Gjunjëzohet” para Njerëzve të Pushtetshëm

KALLXO.com shkroi edhe për një aksion tjetër të AKP-së për lirimin e pronave të uzurpuara në muajin maj.

http://kallxo.com/policia-ne-aksion-per-largimin-e-uzurpatoreve-nga-pronat-e-akp-se/

Atë ditë u lirua nga uzurpimi lokali “Bab Club” që mbahej nga biznesmeni Rrustem Rukolli edhe pse ishte privatizuar nga Xhevat Sadriaj.

http://kallxo.com/aksioni-policise-per-pronat-e-uzurpuara-video/