Foto: Ilustrim

Aksidentohet motoçiklisti në Prizren

Një aksident trafiku raportohet të ketë ndodhur mes një motoçiklete dhe një veture  në rrugën “ Ismet Jashari” në Prizren.

Policia ka sqaruar se i dyshuari deri sa ishte duke drejtuar motoçikletën ka hyrë në tejkalim nga ana e djathë e një veture e cila kishte dhënë shenjë sinjalizuese për parkim në anën e djathë, me ç ‘rast i dyshuari ka humbur kontrollin ndaj motoçikletës dhe i njëjti është goditur në një veturë tjetër e cila ishte e parkuar.

Policia ka njoftuar se si pasojë e aksidentit vozitësi i motoçikletës ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Prizrenit.