Ajri i ndotur në Prishtinë më 03.12.2018 - Foto: KALLXO.com

Ajri në Prishtinë, në nivel të rrezikshëm

Ajri i mbrëmjes së sotme del të jetë i rrezikshëm për qytetarët e kryeqytetit.

Sipas matjeve të orës 19:00 të cilësisë së ajrit nga matësit e Ambasadës Amerikane në Prishtinë, indeksi i cilësisë së ajrit del të jetë 493 e që cilësohet të jetë shumë i rrezikshëm për qytetarët.

Në bazë këtij niveli të ndotjes, rekomandohet që fëmijët dhe të rriturit me sëmundje të frymëmarrjes, si astma, duhet të kufizojnë qëndrimin e zgjatur në natyrë.

Rekomandohet mbajtja e dritareve të mbyllura si dhe përdorimi i maskave gjatë qëndrimit jashtë.

Pasditen e sotme sipas matjeve të orës 15:00 cilësia e ajrit u cilësua e pashëndetshme.

Prishtina gjithashtu ka indeksin më të lartë të ndotjes së ajrit në rajon.