Pallati i Rinisë - Foto: Facebook/ShpendAhmeti

Ahmeti: Pallati i Rinisë mbledh të hyra rekorde

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë që Pallati i Rinisë është duke u rimëkëmbur sepse ka mbledhur të hyra rekorde.

Ahmeti po ashtu është shprehur optimist se shumë shpejtë do të shlyhet edhe borxhi dhe do të fillohet me projekte kapitale.

“Pallati i Rinisë drejt rimëkëmbjes. Për një muaj e gjysmë ka mbledh të hyra rekorde, ka paguar gjithë pagat dhe nje pjesë të vogël të borxhit. Shpejtë e paguajmë gjithë borxhin dhe lëvizim drejt projekteve kapitale të renovimit të pjesëve të ndryshme, përfshi edhe luftën ndaj çfarëdo lloj parregullsie”, ka shkruar ai në “Facebook”.

Në shtator të vitit të kaluar pas një procesi të gjatë, Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) ia ka dorëzuar nën menaxhim Komunës së Prishtinës Qendrën Shoqërore Sportive, Kulturore dhe Ekonomike “Pallati i Rinisë”.

https://kallxo.com/komuna-e-prishtines-e-merr-menaxhimin-e-pallatit-te-rinise/

https://kallxo.com/qeveria-ia-kthen-komunes-pallatin-e-rinise/

www.kallxo.com