Aeroporti i Prishtinës - Foto: KALLXO.com

Aeroporti i Prishtinës ‘Vatër e Punësimit’ të familjarëve të zyrtarëve shtetërorë

Nipi i ish-kryeministrit, Hashim Thaçi,  vëllai i drejtorit të ASHNA-se, djali i një ish-ministri janë vetëm disa nga personat që ishin punësuar në Aeroportin e Prishtinës të koncesionuar nga kompania ‘Limak’.

Drejtori i Aeroportit të Prishtinës , Haldun Kokturk në një intervistë për emisionin ‘Jeta në Kosovë’ ka folur lidhur me punësimet në Aeroport.

Lidhur me punësimin e djalit të Skënder Hysenit, ish-ministrit të Brendshëm, Kokturk tha se nuk ka të bëjë me pozitën e babait të tij.

“Nuk kemi punësuar të birin e ministrit, por babai i njërit nga punonjësve tanë u bë ministër. Kjo është tjetër çështje. Kur ne e punësuam Yllin, ai po punonte në ndërtim dhe i ati nuk ishte ministër”, tha Kokturk.

Po ashtu lidhur me Sinan Thaçin, djalin e vëllait të Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, Kokturk ai tha se nuk dallon me shumë të tjerë që punësohen në Aeroport.

“Jo për nder, e kemi një departament të burimeve njerëzore ku aplikojnë shumë njerëz në këtë departament…në fakt, në 740 njerëz që punojnë aty, çdokush mund të jetë i afërm i dikujt”, tha Kokturk.

Në këtë intervistë, Drejtori i Aeroportit adreson edhe punësimin  e bashkëshortes së ish-Kryetarit të Lipjanit, Shukri Buja dhe të tjerë.

Në këtë emision flet edhe ish- mbikëqyrësi i kontratës mes Qeverisë dhe LIMAK-ut, Lorik Fejzullahu.

Në këtë emision u transmetua pjesa e katërt  e hulumtimit për Aeroportin e Prishtinës.

Emisioni i parë kishte trajtuar parregullsitë në përmbushjen e marrëveshjes për koncesionimin e aeroportit nga kompania Limak dhe i dyti sigurinë e këtij aeroporti ndërsa i treti punësimet familjare në ASHNA.

Emisionin e plotë ‘Jeta në Kosovë’ mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm: