Administrata e gjykatave dhe prokurorive në grevë të përgjithshme

Punëtorët e administratës së gjykatave dhe prokurorive të Kosovës kanë paralajmëruar grevë që nga data 4 korrik.

Përmes një njoftimi, sindikata e punëtorëve të juridikaturës ka bërë të ditur që nga e mërkura, të gjithë punëtorët e administratës së gjykatave dhe prokurorive të Republikës së Kosovës, do të hynë në grevë të përgjithshme.

Sipas tyre arsyeja e hyrjes në grevë janë kërkesat për rritje të pagave për 100%.

“Kërkesat e grevisteve janë rritja e pagave për 100 % , për rreth 2 mijë punëtoret e administratës  dhe rregullimi i statusit të tyre”, thuhet në njoftim.