Foto: RTV21

70 vjet nga pranimi i grave në Forcat Ajrore

Forca Ajrore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, më 8 korrik të vitit 1948, kishin pranuar rekrutet e para femra nëpërmjet një programi të quajtur ‘Gratë në Forcat Ajrore’ (WAF).

WAF u formua në vitin 1948, kur presidenti Truman nënshkroi Aktin për  integrimin e grave në Forcat e Armatosura.

Programi WAF përfundoi në vitin 1976, kur gratë filluan të pranohen në Forcat Ajrore në mënyrë të barabartë me burrat, pa ndihmën e ndonjë programi të veçantë./21Media