Arkiv

7 vjet nga tragjedia e Restelicës

Sot bëhen 7 vite nga tragjedia e Restelicës, ku si pasojë e rënies së një orteku të borës, humbën jetën 10 banorë të këtij fshati.

Nga kjo fatkeqësi natyrore u shkatërruan dhjetëra shtëpi, ndërsa fatkeqësisë i mbijetoi vetëm 7 vjeçarja, Amsera Reka, e cila tani jeton në Itali tek disa të afërm të saj.

Aksioni i shpëtimit u organizua nga Forca e Sigurisë së Kosovës, por arritja deri të vendi i tragjedisë ishte i vështirë, për shkak kushteve të vështira atmosferike dhe borës së madhe./RTV21/