Policia jep detaje për ortekun në Brezovicë

Policia e Kosovës deri më tani nuk ka informacione nëse ka persona të lënduar si pasojë e ortekut që ka rënë sot pasdite në Brezovicë.

Kështu ka konfirmuar për KALLXO.com, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Ai ka shtuar se për rastin janë njoftuar edhe ekipet  e FSK-së.

“Në ora 13:10 policia ka pranuar një informacion për një ortek bore në Brezovicë. Nuk kemi informata për të lënduar, ekipet e policisë janë atje, njëkohësisht janë njoftuar edhe FSK, ekipet e tyre të kërkim shpëtimit”, ka thënë Veseli për KALLXO.com.

VIDEO – Një ortek bore ka rënë në Brezovicë