
Ilustrim: Disa gra marrin pjesë në një protestë kundër ngacmimit seksual në Los Anxhelos - Foto: REL/Reuters
62 për qind e grave në Kosovë kanë përjetuar ngacmime seksuale
Mbi 62 për qind e vajzave dhe grave kanë përjetuar ngacmime seksuale në Kosovë.
Këto të dhëna janë bërë të ditura nga Adelina Berisha nga Rrjeti i Grave të Kosovës.
Ajo në emisionin “Click” në RTV 21 , tha se këto statistika bazohen në një hulumtim të bërë nga ky rrjet.
“Ne e kemi bërë hulumtimin për dhunën në familje specifikisht ku e kemi parë se 68 për qind e grave dhe vajzave janë deklaru se gjatë jetës së tyre kanë përjetu ndonjë formë të dhunës, e mbi 62 për qind e grave dhe vajzave janë deklaru se kanë përjetu ngacmime seskuale”, tha Berisha.
Lidhur me rastin e të miturës në Drenas, Berisha tha se kjo mund të cilësohet si dhunim, shantazh, keqpërdorim i detyrës zyrtare.
Ajo po ashtu shtoi se përveç që dhuna ndaj grave është dukuri, e tillë është edhe mosreagimi institucional në ankesat e grave./21Media