30 aksidente trafiku në ditën e Bajramit

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh, ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit kanë ndodhur vetëm 30 aksidente trafiku, por pa pasoja fatale.

Në bazë të njoftimit të policisë, nga këto 30 aksidente, në 18 prej tyre ka pasur persona të lënduar, ndërsa 13 prej tyre kanë kaluar vetëm me dëme materiale.

Policia po ashtu ka njoftuar se vetëm  në 24 orët e fundit ka shqiptuar gjithsej 222 tiketa trafiku, për kundërvajtjet në trafik.