Tetova - Foto: REL

18 vjeçari ther me thikë babanë në Tetovë

Nga SPB-ja në Tetovë njoftojnë se me datë 7 qershor rreth orës 20:00, në Spitalin Klinik të Tetovës, është pranuar personi R.H. 51- vjeç nga fshati Llacë –Tetovë, me lëndime trupore në pjesën e gjoksit të shkaktuara me mjetë të mprehtë.

Pas dhënies së ndihmës mjekësore, si rast urgjent është transferuar në klinikën e Shkupit.

Sipas tregimit të bashkëshortes së tij, me të cilën është biseduar diku më vonë pas rastit, lëndimet me thikë i ka shkaktuar djali i tij 18-vjeçar, për shkak të një zënke paraprake verbale.

SPB-ja në Tetovë njofton se po merren të gjitha masat dhe aktivitetet, për zbardhjen e plotë të rastit.

Gjithashtu nga SPB-ja në Tetovë njoftojnë se një banor i fshatit Senokos të Gostivarit, më datë 7 qershor rreth orës 19:00, ka paraqitur dhunë familjare, që e ka kryer djali i tyre 21 vjeçar, i cili ju ka kërkuar të holla prindërve, dhe pas që nuk i kanë dhënë, gjysmë ore më vonë, e ka sulmuar fizikisht nënën e tij, duke e grushtuar disa herë në pjesën e kokës gjegjësisht fytyrës, nga ku ajo ka marrë lëndime të dukshme trupore.

E lënduara është dërguar në Spitalin e përgjithshëm “Ferid Murat” në Gostivar për dhënien e ndihmës mjekësore. Dhe për këtë nga SPB-ja në Tetovë njoftojnë se po punohet në zbardhjen e plotë të rastit.