COVID-19 Rezultatet

COVID-19 Ilustrim - Naser Fejza

179 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Situata me pandeminë COVID-19 në Kosovë është lehtësuar dukshëm.

Në tërë vendin aktive janë 179 raste. Ndërsa gjatë ditës së djeshme rezultuan 9 raste pozitive dhe nuk u shënua asnjë viktimë.

“Nga 1.694 testime, 9 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 14 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.200. Në total numri i rasteve aktive është 179”, thuhet në raportin e fundit të IKSHPK-së.

Kurse në 24 orët e fundit janë dhënë 7 mijë e 341 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 125 mijë e 882 doza të vaksinës. Deri më sot 16 mijë e 821 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë./21Media