Ilustrim

Studimi - Dietat e varfëra arsye e vdekjeve të hershme

Ndër faktorët e vdekjes së njeriut në botë në kohën e sotme janë duhani, presioni i lartë i gjakut dhe faktorë të tjerë, por në fakt ekspertët vlerësojnë se dietat e varfëra ushqimore janë një prej faktorëve kryesor për vdekjet e hershme.

“Në shumë vende, dieta e varfër tani shkakton më shumë vdekje sesa pirja e duhanit dhe presioni i lartë i gjakut”, tha Ashkan Afshin, ndihmës profesor në një nga universitetet e Uashingtonit.

Sipas studimit 27 vjeçar nuk janë faktor ndikues vetëm mishi i kuq dhe pijet me sheqer, por po aq e dëmshme është edhe prania e kripërave në sasi të larta në ushqimet që marrin njerëzit.

“Tradicionalisht e gjithë biseda rreth dietës së shëndetshme ka qenë e përqendruar në uljen e marrjes së ushqimit jo të shëndetshëm. Në këtë studim, kemi treguar se në nivelin e popullsisë, qoftë edhe një konsum i ulët i ushqimeve të shëndetshme është faktori i rëndësishëm”, thotë profesor Afshin.

Një në pesë vdekje në nivel global, kjo është rreth 11 milionë njerëz  në vitin 2017, kanë ndodhur për shkak të sasisë së madhe të natriumit dhe mungesës së drithërave, frutave, arrave dhe farave në dietën e tyre, raporton CNN.

“Për shkak të nivelit global të shtrirjes së këtij studimi është mirë që njerëzit varësisht se ku jetojnë ta marrin parasysh”, thotë Andrew Reynolds, bashkëpunëtor i studimit.

Hulumtimi i financuar nga fondacioni Bill & Melinda Gates, i udhëhequr nga Afshin dhe kolegët e tij shikuan 15 faktorë të rrezikut më të madh për shëndetin që varen nga aspekti dietik.

Sipas tyre në vdekje dhe paaftësi ndikon konsumimi i  mishit të kuq jo të shëndetshëm dhe të përpunuar, pijet me sheqer, kripa yndyrat trans e të tjera.

Hulumtimi tregoi se një dietë e shëndetshme përfshinte fruta, perime, drithëra të plota, qumësht, kalcium, arra dhe fara, fibra, bishtajore ose fasule, acide yndyrore omega-3 nga ushqimet e detit, yndyrnat të shëndetshme e të tjera.

Burimi i artikullit: https://edition.cnn.com/2019/04/03/health/diet-global-deaths-study/index.html