Shenjat dhe simptomat e gurëve në veshka

Gurët në veshka janë masa të forta që mund të zhvillohen në veshkat tuaja. Kalciumi dhe mineralet e tjera në urinë mund të kristalizohen, duke formuar gurë që variojnë në madhësi nga kokrra të ngjashme me rërën deri te guralecat e vogla apo edhe copa të ngjashme me zhavorr.

Një sërë faktorësh mund të çojnë deri në formimin e gurëve në veshka. Për shembull, disa kërkime e lidhin suplementin me dozë të lartë të vitaminës C me një rrezik në rritje të gurëve në veshka tek meshkujt. Përdorimi i antibiotikëve gjithashtu mund të luajë rol.

Ndërkohë që gurët janë zakonisht të imët, kalimi i tyre mund të çojë në dhimbje të jashtëzakonshme. Por kjo nuk është simptoma e vetme. Shenjat më të zakonshme të gurëve në veshka po i japim si më poshtë:

Shenjat dhe simptomat e zakonshme

Në disa raste, gurët e vegjël në veshka mund të kalojnë pa dhimbje. Por nëse gurët në veshka e bllokojnë rrjedhjen e urinës ose vendosen në ureterë – rrugëkalimet e ngushta ku urina lëviz nga veshka në fshikëz – ata mund të shkaktojnë një sërë efektesh anësore të pakëndshme.

Dhimbje

Dhimbja e gurëve në veshka shpesh përshkruhet si torturuese, që përputhet ose tejkalon dhimbjen që shoqëron e lindjen e një fëmije.

Një studim i vogël u kërkoi grave që kishin lindur fëmijën ta krahasonin dhimbjen e asaj përvoje me dhimbjen e një guri në veshka që e bllokonte traktin e tyre urinar.

Shumica e pjesëmarrësve e konsideruan dhimbjen e një guri, më të keqe se sa dhimbja gjatë lindjes. Në të njëjtin studim, shumica e meshkujve e përshkruan gurin në veshka si dhimbjen më të keqe që kishin përjetuar ndonjëherë, dhe shumica e tyre gjithashtu besonin se niveli i dhimbjes ishte më i vogël se lindja ose i ngjashëm me të.

Dhimbja nga gurët në veshka mund të ndihet si ngërçe të forta ose dhimbje të mprehta. Dhimbja mund të vijë në valë – të rënda në një moment, duke u dobësuar në tjetrën. Dhe mund të ndodhë në disa vende, duke përfshirë barkun, anën e shpinës dhe ijën tuaj. 

Gjak në urinë

Në rast se urina juaj largohet nga nuanca e saj e zakonshme e verdhë dhe është rozë, e kuqe ose kafe, kjo e tregon praninë e gjakut në urinë. Është një nga simptomat e zakonshme që lidhet me gurët në veshka.

Gjaku në urinë quhet hematuria. Ndonjëherë ky gjak është i dukshëm me sy të lirë, dhe herë të tjera është i dukshëm vetëm me mikroskop. Mund të tregojë një sërë kushtesh, kështu që vetëm kjo simptomë nuk tregon domosdoshmërisht praninë e gurëve.

Problem me urinimin

Kur keni gurë në veshka, mund të përjetoni ndryshime në zakonet tuaja urinare. Këto mund të përfshijnë:

Të përziera dhe të vjella

Dhimbja mund të ndodhë në bark, por të përzierat dhe të vjellat janë të vetmet simptoma të tjera të tipit gastrointestinal që i shoqërojnë gurët në veshka. Këto simptoma janë të mundshme një reagim ndaj dhimbjes.

Temperatura – shpesh e shoqëruar me të dridhura – është një tjetër simptomë e mundshme e gurëve në veshka. Është gjithashtu një tregues se ju mund të keni një infeksion të traktit urinar (UTI). Kërkoni menjëherë kujdes mjekësor nëse keni ethe dhe dhimbje midis barkut dhe shpinës – ky kombinim është një shenjë e mundshme e një UTI, e cila mund të përparojë shpejt në sepsë, një infeksion kërcënues për jetën.

Kur duhet konsultuar profesionistin e kujdesit shëndetësor

Gurët në veshka janë një nga arsyet më të zakonshme të vizitave në urgjencë. Në varësi të madhësisë dhe vendndodhjes së tij, mund t’ju duhet trajtim për ta hequr ose thyer gurin, si dhe ilaçe për lehtësimin e dhimbjes.

Nëse dhimbja juaj nuk është aq e madhe, kontaktoni kujdesin shëndetësor. Së bashku me simptomat tuaja, mjekët e kujdesit shëndetësor mund të kryejnë teste imazherike si ultratinguj dhe rreze X, së bashku me analizat e gjakut dhe urinës, për të diagnostikuar gjendjen tuaj.

Përmbledhje

Gurët në veshka mund të shkaktojnë dhimbje dhe simptoma të tjera të pakëndshme. Ndërkohë që disa gurë kalojnë vetë, të tjerë mund të kërkojnë trajtim, veçanërisht nëse një gur e bllokon një ureter ose keni shenja infeksioni./Health.com