Ilustrim: digitaltrends
Simptomat dhe shkaktarët e lodhjes së syve
Oftalmologët thonë se sytë e njeriut nuk janë imunë ndaj lodhjes. Sipas tyre, lodhja mund të ndodhë nga sforcimi ose përdorimi afatgjatë i kompjuterit, telefonit e të tjerë.
Sytë e njeriut kanë tre grupime muskujsh, transmeton AgroWeb. Secili prej tyre punon fort, sidomos kur ne lexojmë ose përdorim kompjuterin për një kohë të gjatë, por edhe faktorë të tjerë që do i mësoni më poshtë.
Përdorimi dhe sforcimi i muskujve nxit lodhjen dhe dobësimin e shikimit.
Simptomat e lodhjes së syve
Disa prej simptomave më të zakonshme të lodhjes së syve janë:
Djegie, kruarje dhe dhimbje të syve
Lotim ose tharje e syve
Shikim i mjegulluar
Dhimbje koke,
Dhimbje të shpatullave, shpinës dhe qafës.
Ndjeshmëri e lartë ndaj dritës
Vështirësi në përqendrim
Vështirësi në hapjen e syve
Shkaktarët kryesorë të lodhjes së syve
Disa prej shkaktarëve më të mëdhenj të lodhjes së syve janë:
Përdorimi i pajisjeve digjitale,
Leximi afat-gjatë dhe i tepruar e pa pushim
Udhëtimet e gjata me makinë që kërkojnë përqendrim maksimal,
Ekspozimi ndaj dritës së fortë ose të zbehtë për një kohë të gjatë.
Tharja e syrit,
Stresi dhe lodhja
Ekspozimi afat-gjatë ndaj ajrit të kondicionuar ose shumë të ngrohtë
Kompjuteri i lodh sytë më shumë se librat sepse:
Njerëzit kanë tendencën të pulisin më pak sytë dhe pulitja është thelbësore për lubrifikimin e syve
Ekrani reflektohet
Ekrani kërkon një pikëpamje të duhur
Faktorë të tjerë që përkeqësojnë problemin me sytë janë: ajri i ndotur, mënyra e gabuar e të qëndruarit në këmbë ose ulur por edhe ngulitja e syve në ekran për një kohë të gjatë.
Lodhja e syve mund të jetë rraskapitëse dhe sfilitëse. Ajo nxit lodhjen fizike por edhe ndikon ndjeshëm tek aftësia e njeriut për tu përqendruar.
Ekspertët rekomandojnë adresimin e problemit sa më parë duke bërë një vizitë tek okulisti dhe mos abuzuar me pajisjet digjitale./Telegrafi