Kosovë, 56 mësimdhënës dhe 25 nxënës të infektuar me COVID-19

Pandemia e COVID-19 ka detyruar nxënësit e mësimdhënësit të mbajnë distancë e maska për të parandaluar përhapjen e virusit, kështu duke bërë një fillim – vit shkollorë ndryshe nga herat tjera.

Edhe pse nën respektim të masave të vendosura sipas Qeverisë së Kosovës në bashkëpunim me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike virusi ka prekur një pjesë të stafit dhe nxënësit.

Nga Ministria e Arsimit thonë se deri më 12 tetor janë infektuar 56 mësimdhënës dhe 25 nxënës.

“Deri me datë 12.10.2020 nga komunat raportuese janë raportuar gjithsej 56 mësimdhënës dhe 25 nxënës të infektuar me COVID– 19”, thuhet në përgjigjet e MASH-it dhënë për KALLXO.com.

Më 23 mars nxënësit e të gjitha shkollave filluan mësimin online për shkak të përhapjes së pandemisë së COVID-19, pastaj për të filluar nëpër shkolla më 14 shtator.

Numri total i rasteve pozitive është 16,345 raste nga 75,973 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 649 raste të vdekjes.

Dy javëve të fundit numri i rasteve me COVID-19 në nivel vendi është duke u rritur.

 

Rreziku nga vala e dytë, 681 raste të infektimit me COVID-19 brenda dy jave në Kosovë