Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

COVID-19, shtatë të vdekur për 24 orë

Shtatë persona kanë vdekur nga coronavirusi në 24 orët e fundit në Kosovë.

IKShPK ka njoftuar tutje se 564 persona kanë rezultuar pozitiv me SARS-CoV-2, përderisa 380 janë shëruar.

“Brenda 24 orëve janë raportuar 7 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Deçan 1 rast (66 vjeç), Fushë-Kosovë 1 rast (79 vjeç), Gjakovë 1 rast (86 vjeç), Obiliq 1 rast (63 vjeç), Prishtinë 1 rast (80 vjeç), Prizren 1 rast (71 vjeç) dhe Vushtrri 1 rast (78 vjeç)”, thuhet në njoftim.

Numri total i rasteve pozitive është 71.908 raste nga 322.530 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.634 raste të vdekjes.

Aktualisht rreth 9 mijë raste me COVID-19 janë aktive në nivel vendi.