Rexhep Selimi

Selimi: Rasti i policit të Drenasit, ka edhe të tjerë që mund të jenë të përfshirë

Deputeti i LVV-së, Rexhep Selimi, pas përfundimit të raportimit të kryeshefes së Inspektoratit Policor në Komisionin për Punë të Brendshme ka deklaruar se nuk përjashtohet mundësia e shkarkimit të kryeshefes Miradie Kelmendi.

“Ekziston një grup punues për mbikëqyrjen e ligjit të IPK-së i cili javën e ardhshme do të sjell rekomandimet komisionit dhe më pas do të dërgohen në seancë. Nuk mund të flas për rekomandimet e referuara. Nuk përjashtohet që shkarkimi të jetë edhe mendim i komisionit”, tha Selimi.

Selimi ka kërkuar që rastit të abuzimit të vajzës së mitur nga Drenasi institucionet përgjegjëse t`i shkojnë deri ën fund.

“Opinioni e ka trajtuar dhe po vazhdon ta trajtoj këtë temë dhe ndjeshmëria nuk duhet të stopoj asnjë institucion që t`i shkoj deri në fund të këtij rasti. Duket që ka edhe të implikuar të tjerë edhe avokati i cili sipas publikut është hero. Do të doja që të mos kishte të implikuar të tjerë, por shpresoj që viktima të jetë e vetmja. Duket se ka më shumë të implikuar. Në lidhje me këtë institucionet e drejtësisë dhe sigurisë duhet t`i shkojnë deri në fund”, ka thënë deputeti Selimi.

Ai ka komentuar edhe arrestimin e më pas edhe lirimin e avokatit Gazmend Halilaj.

“Këtë temë e kemi trajtu në seancë të mbyllur pasi që kështu kërkoi IPK. Ajo çka doli në media ishte që është arrestuar dhe nuk mund të mos ekzistoj ajo që i njëjti mund të jetë i dyshuar ose ndaj të njëjtit mund të ngritet ndonjë aktakuzë”, tha Selimi.

 

https://kallxo.com/rasti-i-abuzimit-te-vajzes-nga-drenasi-kryeshefja-e-ipk-se-merret-ne-pyetje-nga-deputetet/

 

 

https://kallxo.com/ipk-po-i-heton-128-police-per-mashtrim-me-pensione-invalidore-te-uck-se/

.