Kryeshefja e Inspektoratit të Policisë së Kosovës (IPK), Miradie Kelmendi.

Kryeshefja e IPK-së: Jemi në pritje të Telekomit për të siguruar telefonatat e policit të dyshuar nga Drenasi

Kryeshefja e Inspektoratit të Policisë së Kosovës (IPK), Miradie Kelmendi po raporton para Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës lidhur me dyshimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare nga ana e zyrtarit policor në Drenas.

Kelmendi para deputetëve ka treguar se me të marrë informatën kanë nisur hetimet të cilat kanë rezultuar me arrestimin e policit të dyshuar, mësimdhënësit dhe doktorit.

Po ashtu ajo ka thënë se kanë kryer edhe disa bastisje në shtëpi dhe në ordinancën e doktorit të dyshuar.

“Me 05 shkurt rreth orës  19 : 30 IPK ka pranuar një informatë anonime për një rast – se një zyrtar policor në Drenas është i përfshirë në keqpërdorim seksual të një të miture kemi kontaktuar me prokurorin kujdestar. Pasi informata e njëjtë ishte dorëzu atje, pas pranimit të kësaj informate IPK ka kriju një grup hetimor që ka zhvillu takim me prokurorin kujdestar. Janë koordinuar veprimet hetimore, është kontaktuar zyrtari policor në Drenas e aty është zbatuar urdhëri i kontrollues në shtëpi”, tha Kelmendi.

Ajo tregoi se në të njëjtën ditë janë kryer edhe disa bastisje.

“Gjithashtu atë ditë pasdite u bastis edhe ordinanca e gjinekologut. Pas këtyre kontrolleve janë sekuestruar disa gjësende. Ne ora 15 është arrestuar zyrtari policor dhe me date 07 është dorëzua kallëzimi penal në Prokurorinë Themelore. Është caktu rasti një prokurori. Të nesërmen është intervistuar viktima. Dhe mjekut i kemi dorëzu kallëzimin penal shtesë për profesorin dhe mjekun kallëzim shtese në Prokurorinë Themelore. Tani jemi  duke zhvillu hutime dhe do ketë zhvillime të reja”, tha kryeshefja e IPK-së para anëtarëve të Komisionit për Punë të Brendshme.

Anëtari i Komisionit Rexhep Selimi, kërkoi sqarime nga Kelmendi për rastin e vitit 2015-të kur një zyrtar tjetër policor ishte përfshirë në aferë seksuale.

“Në vitin 2015 një zyrtar tjetër më duket se është dyshuar për diçka të ngjashme në një nga motelet e Kosovës. Siç ne e kemi diskutuar është suspenduar një nga zyrtarët tuaj në lidhje më ketë rast. D.m.th. është suspenduar një police që ka denoncuar rastin dhe ende nuk është kthyer në punë. Çka keni bo për ketë rast?”.

Kryeshefja e IPK-së në përgjigjen e saj tha se mund të flasë vetëm për kohën kur e ka marrë pozitën drejtuese në IPK.

“Prej 2 gusht të vitit 2018 jam kryeshef dhe nuk mund të flas për ato çfarë kanë ndodhur para kësaj kohe. Sa i përket Valbona Osmanit qa është e suspenduar rasti është në Gjykatë dhe po presim nga ana e tyre të na njoftojnë”, tha Kelmendi.

Deputeti Rexhep Selimi shtroi pyetjen se: “A mendoni që keni vepruar ndryshe ndaj rastit të parë me këtë të dytin. Në rastin e parë policja e ka zënë në flagrancë kolegun e tij”.

“Me sa më kujtohet ai rast është trajtuar edhe nga Prokuroria edhe Gjykata”, ishte përgjigjja e Kelmendit.

Xhelal Sveçla, kërkoi sqarime nga Kelmendit rreth rastit të Policit nga Drenasi, i cili sipas raportimeve në media ka refuzuar të dorëzojë telefoninë tij hetuesve të IPK-së.

“Nga mediat kemi marr vesh që i dyshuari ka refuzuar të dorëzoj telefonin. Ku ndodhet tani? Pasi që po dalin disa informata që po rrjedhin pikë-pikë për diskreditimin e viktimës”, tha Sveçla.

“Sa i përket telefonit gjatë bastisjes nuk e ka dorëzuar një telefon tjetër që nuk ka qasje në rrjete sociale atë se ka pas me veti s`kemi mujt me e gjetë. Kemi kërkuar në postë dhe jemi duke pritur”, sqaroi Kelmendi.

https://kallxo.com/rasti-i-abuzimit-te-vajzes-nga-drenasi-kryeshefja-e-ipk-se-merret-ne-pyetje-nga-deputetet/

.