
Foto: KALLXO.com Ilustrim
Gjakovë, arrestohet një burrë për ngacmim seksual ndaj të miturës
27.1.2023 - 10:41
Një vajzë e moshës së mitur nga Gjakova kishte raportuar se në vazhdimësi është ngacmuar seksualisht nga një burrë.
Sipas policisë, i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Raportimi i rastit është bërë më 12 janar 2023.
“Gjakovë 12.01.2023 – 09:40. Ankuesja femër kosovare (e mitur), ka informuar se në vazhdimësi ishe ngacmuar seksualisht nga i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”- thuhet në raportin policor.