Ramush Haradinaj takohet me perfaqesuesit e Policise dhe Arsimit Foto: ZKM

Haradinaj i mbledh shefat e institucioneve për të diskutuar për rastin e Drenasit

Kryeministri Ramush Haradinaj i ka mbledhur krerët e institucioneve për të folur për rastin e fundit të dhunimit të së miturës në Drenas.

“Rasti i abuzimit seksual të të miturës nga Drenasi, duhet të trajtohet në kohë dhe me profesionalizëm nga të gjitha institucionet e vendit”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Këto fjalë Haradinaj i tha pasi që mblodhi në zyrën e tij, Ministrin e Brendshëm Ekrem Mustafa, Ministrin e Arsimit Shyqeri Bytyqi, Drejtorin e Policisë, Rashit Qalaj, kryeshefin e inspektoratit policor, Miradie Kelmendi dhe kryeinspektoratin e arsimit Dëfrim Gashi.

“Kërkova që të ndërmerren të gjitha veprimet, bazuar në ligjet e Kosovës, për ta zbardhur të vërtetën dhe për t’i nxjerrë para drejtësisë, të gjithë ata që kanë kryer vepër të jashtëligjshme në rastin e të miturës nga Drenasi”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

 

 

Në lidhje me këtë rast Policia e Kosovës ka arrestuar zyrtarin policor, profesorin dhe mjekun që dyshohet se ka asistuar në abortin e vajzës së dhunuar.

https://kallxo.com/fillon-protesta-ne-drenas-per-rastine-16-vjecares/

.