Arrestim i një të dyshuari nga Policia e Kosovës - Foto: KALLXO.com

Edhe avokati dyshohet për keqpërdorim seksual të vajzës nga Drenasi

Avokati Gazmend Halilaj është i prangosuri i radhës në lidhje me dyshimet për abuzimin seksual të një vajze nga Drenasi, e cila ishte e mitur në kohën kur pretendohet abuzimi ndaj saj.

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) njofton se në kuadër të veprimeve hetimore lidhur me rastin e Drenasit në konsultim të drejtpërdrejtë me Prokurorinë e Shtetit sot pasdite ka arrestuar të dyshuarin e katërt në këtë rast.

Sipas IPK-së, avokati Gazmend Halilaj është arrestuar nën dyshimin se ka kryer veprat penale – keqpërdorim i detyrës zyrtare, keqpërdorim seksual duke keqpërdorur pozitën zyrtare apo profesionin dhe frikësim gjatë procedurës penale.

“Bazuar në aktvendimin e Prokurorisë Themelore të Prishtinës të dyshuarit G.H. i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë deri në vazhdimin e procedurave tjera sipas Kodit të Procedurës Penale”, thuhet në njoftimin e Inspektoratit Policor të Kosovës.

Avokati Gazmend Halilaj është kështu i arrestuari i katërt në rastin e vajzës nga Drenasi.

Para avokatit janë arrestuar edhe polici Vesel Veseli, arsimtari Shkëlzen Xhekaj dhe gjinekologu Fehmi Ahmeti.

Mësuesi e mjeku i dyshuar në rastin e abuzimit të vajzës së mitur nga Drenasi sot dalin para Gjykatës

Dosja e Prokurorisë – E kaluara kriminale e të dyshuarve në rastin e vajzës së mitur nga Drenasi

www.kallxo.com