Ndërtesa e KEDS në Prishtinë, që dikur njihej si 'Lepa Brena'. Foto: Kallxo.com

Punëtori i KEDS-it goditet me grusht në fytyrë

Policia e Kosovës njofton se një punëtor i KEDS-it, ka raportuar se gjersa ka qenë duke kryer disa punime në një trafo të rrymës është sulmuar fizikisht dhe është goditur me grusht në fytyrë nga një person i dyshuar.

Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në Kllokot.

Policia ka bërë të ditur se viktima ka pranuar tretman mjekësor, kurse i dyshuari pas arrestimit është intervistuar dhe me vendimin e prokurorit dërgohet 48 orë në qendrën e mbajtjes.