FOTO ILUSTRIM

Policia Zë të Dyshuarit që Grabitën Mërgimtaret

Të dyshuarit e arrestuar janë: Q.G, (i lindur më 1995), A.M. (1998) dhe D.G. (2002).

Policia Rajonale kishte filluar hetimet pasi që më 26 korrik në Stacionin Policor  në Gjakovë ishte raportuar rasti i grabitjes.

Viktima të këtij rasti ishin tri femra me qëndrim të përkohshëm në Gjermani.

Nga të dëmtuarat persona të dyshuar kishin marrë me forcë telefona mobilë dhe një shumë parash.

Njëra nga viktimat ka pësuar edhe lëndime të lehta trupore për të cilat ka marrë edhe tretman mjekësor, njofton Policia Rajonale e Gjakovës.

Policia pas një pune intensive hetimore ka arritur të arrestojë tre persona të dyshuar për kryerjen e kësaj vepre penale.

Te të dyshuarit janë gjetur gjërat e grabitura, të cilat u janë kthyer të dëmtuarave.

Dy personave të dyshuar me urdhër të prokurorit të shtetit u është caktuar masa e ndalimit policor ndërsa personi i tretë për shkak  të moshës është liruar në procedurë të rregullt.