Foto: Ilustrim

Plagosje në Fushë Kosovë, i dyshuari në arrati

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme në Fushë Kosovë ka ndodhur një konflikt me armë, ku ka mbetur i plagosur një person.

I njëjëti është dërguar në QKUK por është jashtë rrezikut për jetën.

Policia njofton se i dyshuari ka shtënë me armë në drejtim të viktimës duke e lënë të plagosur, pastaj ka ikur nga vendi i ngjarjes me veturë.

Me urdhër të Gjykatës, Policia e Kosovës e ka bastisur shtëpinë e të dyshuarit dhe ka konfiskuar 3 armë, 5 fishekë dhe një sasi të substancave narkotike.