Pasi u mposht nga Kosova, Shqipëria u mund edhe nga Ukraina

Shqipëria filloi më mirë ndeshjen miqësore me Ukrainën, duke pasur një dominim të lehtë.

Por ukrainasët arritën të shënonin, madje tri herë gjatë pjesës së parë.

Së pari ata arritën të shënonin golin në minutën e 31-të me anë të Konoplyanka dhe pesë minuta më vonë arriti të shënojë Yarmolenko.

Pjesa e parë përfundoi me rezultat 0 me 3 në të mirë Ukrainasve.

Edhe në pjesën e dytë u zhvillua një ndeshje monotonike.

Secila kombëtare arriti të shënojë nga një gol.

Shqipëria shënoi me anë të Emanuel Ndojt, i cili shënoi në fundin e ndeshjes, por prapë pa përfunduar ndeshje ishte Konoplyanka ai i cili shënoi për rezultatin përfundimtar 4 me 1.

Kjo ishte humbja e dytë pas asaj kundër Kosovës për Shqipërinë e Pannucit./21Media