Behgjet Pacolli - Foto: REL/EPA-EFE

Pacolli: Djegia e flamurit të Turqisë akt qyqar

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli ka reaguar lidhur me djegien e flamurit të shtetit të Turqisë nga disa individë.

Zëvendëskryeministri, njëherit ministër i Jashtëm Behgjet Pacolli e ka quajtur këtë akt si qyqar.

“Akt i shëmtuar dhe qyqar është djegia e flamurit të Turqisë, vendit i cili është mbështetës i pa-rezervë i Republikës së Kosovës. Kosova shpreh mirënjohjen e thellë për ndihmën e pakursyer që Turqia i ka dhënë në procesin e shtet ndërtimit, shtimin e numrit të njohjeve dhe anëtarësimin në Organizata ndërkombëtar”, ka shkruar Pacolli.

Kujtojmë se kjo temë është ngjallur pasi një video që po qarkullon në rrjetet sociale, ku shihen disa persona që i vënë flakën flamurit të Turqisë. Ata dëgjohen duke thënë se janë në “përkrahje të Gjergj Dedajt, poshtë Turqia, poshtë Serbia…”.