Njihuni me komandantin e ri në ushtrinë shqiptare

Gjeneral brigade, Ndriçim Sallaku që nga sot do të jetë komandat mbështetës i ushtrisë shqiptare.

Ai në këtë detyrë e zëvendësoi Koloner Gasper Lalën, që e ka mbajtur këtë pozitë për gati dy vite.

“Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneral brigade Bardhyl Kollçaku, duke uruar kolonel Lalën për një vijim të suksesshëm në detyra të tjera të karrierës, shprehu bindjen se edhe ai vetë ndjehet i nderuar që stafetën ja lë një prej profesionistëve më të spikatur të fushës së logjistikës dhe me ambicie të larta për të bërë më të mirën, siç është gjeneral Sallaku.”, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Mbrojtjes së Shqipërisë.

Të pranishëm në këtë ceremoni ishin shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, gjeneral brigade Bardhyl Kollçaku, komandantë forcash dhe drejtorë të Shtabit të Pergjithshëm dhe Ministrisë së Mbrojtjes.

“Komandanti i ri i Komandës Mbështetëse, gjeneral brigade Ndriçim Sallaku, u shpreh se ishte krenar dhe i nderuar të merrte këtë detyrë dhe shprehu falënderim ndaj të gjitha autoriteteve të larta për vlerësimin dhe promovimin me gradën madhore, si dhe për besimin e treguar duke e caktuar në këtë detyrë të rëndësishme.”, thuhet tutje në këtë komunikatë.

Republika e Shqipërisë është anëtarë e NATO-së.

Ushtria e Shqiperise Foto: Ministria e Mbrojtjes se Shqiperise

15 Mars 2019 - 18:13

Taulant Osmani 15/03/2019 - 18:13
NDËRVEPRIMI0
Prishtina Insight
NA NDIQNI

Send this to a friend