Astrazub - Foto: RTK

Nis rregullimi i rrugës në Astrazub të Malishevës

Në kuadër të ndërtimit dhe rregullimit të infrastrukturës rrugore në fshatrat e Komunës së Malishevës, ka filluar rregullimi i rrugës ”15 maturantët” në fshatin Astrazup.

Punimet në këtë rrugë, sot i ka parë nga afër edhe kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, i cili është takuar edhe me banorët që jetojnë në atë rrugë.

”Rregullimi i infrastrukturës rrugore është një prej prioriteteve tona si qeverisje lokale dhe jemi duke u munduar që në çdo vendbanim, të gjitha rrugët të jenë të rregulluara. Ju banorë të kësaj rruge, e gëzofshi rrugën”, është shprehur kryetari Begaj.

Rruga ”15 maturantët” është e gjatë 400 metra.

Aktualisht është duke u bërë zgjerimi dhe krijimi i bazës, e më pas do të shtrohet me kubëza, ndërsa kjo rrugë lidhë dhjetëra shtëpi me rrugët kryesore të fshatit./RTK