Foto: KALLXO.COM/Atdhe Mulla

Zyrtare: Prishtina do të përballet me Rangers në Europa League nëse e kalon St Joseph’s

Edhe zyrtarisht është hedhur shorti i Europa League për fazën e parë kualifikuese.

Skuadra e drejtuar nga Mirel Josa, nëse e kalon skuadrën e ST Joseph’s nga Gjibraltari, atëherë do të takohet me skuadrën skoceze Rangers.

Prishtina fillimisht ndeshjen e parë do ta luaj në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytetin e Kosovës me 27 qershor.

Ndërsa ndeshjen kthyese në Gjibraltar me 2 korrik.

Nëse e kalon ekipin nga Gjibraltari, atëherë Prishtina do të ndeshet me Rangersin e drejtuar nga Steven Gerrard me 11 dhe 18 korrik.