Zyrtare: Llapi përforcohet me futbollist nga Suedia (Foto)

Skuadra e Llapit ka vazhduar me prezantimin e prurjeve të reja në klub.

Llapi sot e ka zyrtarizuar mbrojtësin e krahut të majtë Senad Husic.

Husic është transferuar nga skuadra suedeze IFK Amal duke nënshkruar kontratë një vjeçare me Llapin.

Boashnjaku Husic pritet ta mbuloj boshllëkun e lën nga Ilir Blakçori i cili u transferua në Dritë.