Llapi i pandalshëm e mposht edhe Drenicën

Llapi ka vazhduar me fitore, kësaj radhe e ka mposhtur Drenicën në Skenderaj, me rezultat 2-0, në kuadër të xhiros së 28-të në Superligën e Kosovës.

Skuadra e drejtuar nga Tahir Batatina, e zhbllokoi rezultatin në minutën e 50’ me një gol të bukur nga Mentor Zhdrella i cili shënoi nga gjuajtja e lirë.

Golin e dytë e shënoi Ahmed Januzi në minutën e 90+4’.

Pas kësaj fitoreje Llapi pozicionohet në vendin e dytë me 63 pikë.

Ndërsa Drita në vendin e pestë me 38 pikë.

Xhiron e ardhshme Llapi e pret Dritën në shtëpi të vet, kurse Drenica i shkon Prishtinës në stadiumin “Fadil Vokrri”.