Llapi dhuron spektakël ndaj Drenicës në Skenderaj

Llapi ka shënuar fitore me rezultat 3-5 ndaj Drenicës, ndeshje e vlefshme për xhiron e 15-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Ndeshja nisi më mirë për vendasit duke kaluar në epërsi me sulmuesin Kreshnik Uka në minutën e 24-të.

Llapi e barazoi rezultatin në minutën e 47-të me Elvis Prençin.

Francisco Rivera e kaloi Llapin në epërsi në minutën e 52-të.

Për 1-3 shënoi sulmuesi anësor Valmir Veliu në minutën e 58-të.

Firmino shënoi nga penalltia për rezultatin 1-4 në minutën e 68-të.

Për t’i dhënë fund çështjes së fituesit për 1-5 shënoi kapiteni Bujar Idrizi në minutën e 72-të.

Kreshnik Uka e ngushtoi epërsinë në minutën e 80-të.

Për rezultatin përfundimtar 3-5 shënoi Uka në minutën e 90+2 nga penalltia për ta kompletuar hat-trickun e tij.

Pas kësaj fitoreje Llapi pozicionohet në vendin e katërt me 24 pikë.

Ndërkaq, Drenia mbetet në vendin e gjashtë me 20 pikë.