Foto: Shpend Ahmeti

Llapi mposht Drenicën në Skenderaj (VIDEO)

Llapi ka shënuar fitore të madhe në luftë për mbijetesë duke e mposhtur Drenicën me rezultat 0-1, ndeshje e vlefshme për xhiron e 15-të në Superligën e Kosovës.

Golin e vetëm e shënoi mesfushori nga Kamenica, Arbnor Ramadani në minutën e 89’.

Pas kësaj fitoreje Llapi mbetet në vendin e nëntë me 11 pikë.

Kurse, Drenica në vendin e gjashtë me 18 pikë.