Drenica fiton ndaj Llapit

Drenica ka shënuar fitore me rezultat 4-2, ndaj Llapit në kuadër të xhiros së 33-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Vendasit kaluan në epërsi në minutën e 4’ me autogolin e Monin.

Llapi e barazoi rezultatin me sulmuesin Hossar në minutën e 9’.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-1.

Drenica e riktheu epërsinë me Rapon në minutën e 48’.

Osman Mëziu shënoi për 3-1, në minutën e 80’.

Llapi e ngushtoi epërsinë me golin e Sava Gardasheviqit në minutën e 86’.

Një minutë më vonë Gentrit Dumani shënoi për rezultatin përfundimtar 4-2 në minutën e 87’.

Pas kësaj fitoreje Drenica ngjitet në vendin e pestë me 41 pikë.

Kurse, Llapi bie në vendin e gjashtë me 39 pikë.

Në xhiron e ardhshme, Drenica luan si mysafir naj Arbërisë.

Kurse, Llapi e pret në shtëpi Besën e Pejës.