Llapi kërkon vazhdimin e fitoreve ndaj Drenicës

Tri fitore radhazi, katër nga pesë ndeshjet e fundit nga Llapi, ka bërë që skuadra e drejtuar nga Tahir Batatina të ngjitet në vendin e katërt me 21 pikë.

Llapin sot e pret punë e vështirë, pasi udhëton drejt Skenderajt për t’u përballur me Drenicën nga ora 13:00, në kuadër të xhiros së 15-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Drenica është në krizë financiare, krizë e cila ka ndikuar edhe në rezultate pasi në pesë ndeshjet e fundit i ka katër humbje duke bërë që të bie në vendin e gjashtë me 20 pikë.

Në rast të fitores nga Drenica do t’i ikte zonës së rrezikut që e dërgon në Ligën e Parë.

Kurse, fitorja Llapin do ta afronte më shumë me kreun e tabelës.

Takimi i parë i këtij sezoni mes Llapit dhe Drenicës kishte përfunduar me barazim 1-1.

Drenica – Llapi luhet nga ora 13:00 në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj.