Foto: Premierliga/ Facebook

Xherdan Shaqiri shënon gol në fitoren e Liverpoolit (Foto)

Liverpooli ka arritur që të shënojë fitore si mysafir me rezultat 3 me 1 ndaj Burnleyt, në kuadër të xhiros së 15-të në Premierligë.

Pjesa e parë përfundoi pa gola.

E pjesën e dytë ata që e nisën më mirë ishin vendasit, të cilët kaluan në epërsi me Jack Cork në minutën e 54’.

Liverpooli nuk u dorëzua dhe e barazoi rezultatin me mesfushorin anglez James Milner në minutën e 62’.

Skuadra e Jurgen Klopp kaloi në epërsi në minutën e 69’, më anë të sulmuesit Roberto Firmino.

Për rezultatin përfundimtar u përkujdes Xherdan Shaqiri në minutat shtesë të lojës, pas një asistimi të bukur nga Salah.

Pas kësaj fitoreje Liverpooli pozicionohet në vendin e dytë me 39 pikë, dy më pak se vendi i parë që i takon Manchester Cityt.