VIDEO - Një minutë heshtje në studio pas humbjes së Argjentinës

Humbja shokuese e Argjentinës mbrëmë ndaj Kroacisë në kuadër të kampionatit botëror në futboll ka befasuar shumëkënd që e njeh këtë sport.

Përkundër asaj që kishin numër të madh të yjeve botërorë brenda ekipit si Lionel Messi, Sergio Aguero e Gonzalo Higuain, ‘Albicelestët’ zhgënjyen tifozët e tyre me një humbje 3:0.

Të përzgjedhur e trajnerit Sampaoli në ndeshjen e parë arritën vetëm një barazim 1:1 ndaj Islandës ndërsa humbja e mbrëmshme pothuaj e ka konfirmuar largimin e tyre të hershëm nga kampionati.

Tash Argjentinës i duhet që Nigeria ta mundë Islandën për t’i mbajtur gjallë pak shpresa për kualifikim nga grupi.

Ekipi është kritikuar shumë nga njohësit e futbollit në Argjentinë, por reagimi më unik erdhi në një studio të një televizioni të Argjentinës. Aty ekipi i mysafirëve u ngrit për një minutë heshtje, sikur të kishte vdekur dikush.

Ndiqni videon më poshtë: