(VIDEO) Helikopteri shpëtues rrotullon fuqishëm alpinisten 75 vjeçare

Turbulenca e ajrit filloi të rrotullojë më shpejtësi një alpiniste derisa ajo ishte e varur në helikopterin që kishte ardhur për ta shpëtuar pasi që ishte rrëzuar.

Ky fenomen i rrallë është i njohur në industrinë e shpëtimit në ngritje, raporton CNN.

Në video e bashkangjitur thuhet se shpëtimi përmes helikopterit u kthye në një përvojë të hidhur për alpinisten 75 vjeçare në Arizona.

Turbulenca e ajrit nga helika e helikopterit bëri që shporta e shpëtimit të sillej fuqishëm.

Kapiteni Bobby Dubnow tha që gruaja nuk ka pësuar lëndime nga rrotullimi.

Gruaja ishte rrëzuar derisa ngjitej dhe kishte pësuar lëndime në fytyrë dhe në kokë.