Photograph: Owen Humphreys/PA

(VIDEO) Aeroplani saudit kthehet pasi nëna e harron foshnjën në aeroport

Një aeroplan saudit u desh të kthej në Arabi Saudite, pak para nisjes së tij, pasi një pasagjere e kishte harruar fëmijën e saj në aeroport.

Piloti pasi ishte duke udhëtuar në rrugën drejt Kuala Lumpur, bëri kërkesë të pazakontë për t’u kthyer në aeroport në Jeddah, pasi pasagjerja i tha ekuipazhit të kabinës që ajo kishte harruar fëmijën e saj.

Në videon më poshtë dëgjohet piloti që bën thirrje në kontrollin e trafikut ajror, ku zbulon shkëmbimin e pazakontë midis tij dhe operatorëve, pasi ai kërkon leje për t’u kthyer në aeroportin e Mbretit Abdulaziz.

“Perëndia qoftë me ne. A mund të kthehemi?”, pyet piloti që duket se kjo gjë nuk ka ndodhur asnjëherë më parë, raporton The Guardian.

“Ky fluturim kërkon të kthehet”, i thotë një kolegu tjetër. “Një udhëtar e harroi fëmijën e saj në zonën e pritjes, e gjora”, shton ai.

Piloti mund të dëgjohet në video duke ia përsëritur operatorit të trafikut ajror: “Unë ju thashë, një pasagjer e ka lënë fëmijën e saj në terminal dhe ajo po refuzon të vazhdojë fluturimin”.

Pas një pushimi të shkurtër, fluturimit iu dha leja për t’u kthyer në qendër.

“OK, kthehu te porta”, thanë kontrollorët e trafikut ajror. “Kjo është krejtësisht e re për ne.”

Është e rrallë që aeroplanët të kthehen ose të devijojnë aeroplanin për ndonjë gjë tjetër përveçse për arsye teknike ose të shëndetit të pasagjerëve.

Në vitin 2013, një fluturim amerikan nga Los Anxhelos për në Nju Jork u drejtua në Kansas City për shkak të një “pasagjeri shumë të padisiplinuar”, i cili refuzoi të ndalonte të këndonte Whitney Houston, “Unë do të të dua gjithmonë”.