British Airways thyen rekod në fluturimin Nju Jork - Londër

Raportohet se një aeroplan i British Airways ka realizuar fluturimin më të shpejtë ndonjëherë nga New York-u në Londër, falë stuhisë “Ciara”.

Kur erërat e fuqishme goditën Britaninë mëngjesin e së dielës, British Airways arriti 102 minuta para kohës së planifikuar. Boeing 747-436 ishte paraparë të ateronte në aeroportin Heathrow në Londër në orën 6:25, por ateroi në 4:43, duke realizuar fluturimin transatlantik në vetëm 4 orë e 56 minuta, transmeton rtv21.tv

Edhe një fluturim tjetër ishte realizuar në po këtë kohë, me vetëm një minut vonesë. British Airways ateroi për 1 minut më shpejtë sesa Virgin Flight, që ishte paraparë të ateronte në të njëjtën kohë.

British Airways përmes një njoftimi bëri të ditur se siguria është para shpejtësisë, por pilotët e trajnuar jashtëzakonisht mirë u munduan që t’i kthejnë pasagjerët në Londër para kohe. /21Media